Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, ish-i i Milan lë futbollin papritur

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, ish-i i Milan lë
Divock Origi & Sandri Tonali

Divock Origi ka “varur këpucët në gozhdë”. Sulmuesi belg ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur disi në mënyrë të papritur, duke e marrë këtë vendim në moshën 31-vjeçare.

Karrierën si futbollisti, Origi e nisi në Belgjikë me Genk, ndërsa më vonë ka luajtur për ekipe si Lille, Liverpool, Wolfsburg, Milan dhe Nottingham Forest. Gjithashtu, 31-vjeçari ka edhe 32 ndeshje me kombëtaren e Belgjikës.

Gjatë karrierës së tij, Origi ka shënuar një total prej 70 golash, ndërsa ka dhuruar edhe 28 asiste. Ai ka fituar 6 trofe, të gjitha më Liverpool.

31-vjeçari ka në koleksionin e tij, 1 UEFA Champions League, 1 titull në Premier League, 1 Superkupë të Europës, 1 Botëror Klubesh, 1 FA Cup dhe 1 League Cup në Angli.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by I—ORIGI (@divockorigi)

Poll

Lexo gjithashtu