Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Kemi dy ndeshje direkt ndaj Tiranës”, Drejtori i Kukësit nuk dorëzohet për titullin: 9 pikë nuk janë shumë, me pikë të barabarta dalim kampion

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi dy ndeshje direkt ndaj Tiranës”, Drejtori i Kukësit

Kategoria Superiore është ndalur prej më shumë se një muajsh për shkak të pandemisë së Covid-19. Deri më tani nuk ka një datë zyrtare për rifillimin e sezonit, por shpresat janë të mëdha për në fundin e muajit maj duke parë që situata në Shqipëri është përmirësuar. Në një intervistë për “Report Tv”, drejtori I Kukësit, Nderim Nexhipi shpreson që kampionati të luhet në fushë pasi diferenca prej 9 pikësh ndaj Tiranës nuk janë shumë.

Sezoni? “Do të jetë një humbje e madhe për të gjithë klubet. Normal që shëndeti është në plan të parë, të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë, sidoqoftë akoma po shpresojmë që të ketë një mundësi që të fillohet dhe të mbarohet kampionati këtë dy muaj.”

Futbollistët jashtë Shqipërisë? “Faktikisht janë tetë lojtarë që janë jashtë vendit. Tani janë shtatë se Shkurtaj është kthyer dhe është duke bërë karantinimin në Durrës. Jemi në kontakt me të gjithë lojtarët, kemi disa prej tyre në Kosovë dhe Maqedoni e po presin të kthehen.”

Pagat nga FSHF-ja? “Në momentin që shteti nuk pranoi të ndihmonte sportin, unë po flas për futbollin, ajo që bëri FSHF ishte një gjë shumë e mirë, një gjest i madh. Bësoj se bënë një gjë të mirë dhe me miratimin e pagës së dytë mendoj se ia lehtësoj sadopak punën çdonjërit në familjen e tyre.”

Në rast se ndërpritet kampionati, do ta pranojë Kukësi që Tirana të shpallet kampione?

“Unë e kam thënë që të gjithë shpresojmë që futbolli të kthehet. Vetë unë të kisha qenë pjesë e futbollit në fushë do doja ta fitojë titullin në fushë dhe jo në tavolinë, pasi akoma kampionati është i hapur. Dikush mund të thotë se është 9 pikë diferenca, por edhe ne kemi qenë futbollistë, e dimë që shpejt mund të humben 9 pikë. Me ne konkurentin direkt Tirana ka dy ndeshje. Me pikë të barabarta me to ne do të shpalleshim kampion.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga