Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pikë kthese ndaj Islandës, Meta konfirmon prezencën në stadium: Nuk kisha në plan të shkoja, le të mësojmë nga tifozët e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Pikë kthese ndaj Islandës, Meta konfirmon prezencën në

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një prej takimeve më delikate në grupin kualifikues të Euro 2020 atë ndaj Islandës. Një kundërshtar mjaft cinik, me nordikët që e kanë fituar ndeshjen e vajtjes me shifrat 1-0.

Por pas humbjes të së shtunës kundër Francës, besimi te kuqezinjtë ka rënë, teksa tifozët kërkojnë që të harrojnë sa më shpejt atë mbrëmje. Ndërkohë, prezencën në "Elbasan Arena" e ka konfirmuar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili përmes një statusi ka pohuar se do të jetë në shkallët e stadiumit për të mbështetur kombëtaren në këtë moment të vështirë.

"Nuk kisha në plan të shkoja sot në "Elbasan Arena" për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7. Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit. Sot në "Elbasan Arena" me Kuqezinjtë"-shkruan Meta në statusin e tij në "Facebook".

Takimi mes Shqipërisë dhe Islandës luhet mbrëmjen e sotme në "Elbasan Arena" në orën 20:45 dhe është i vlefshëm për grupin H kualifikues të Euro 2020.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga