Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pesë persona në spital nga dhuna mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë, policia shoqëron ultras të dy tifogrupeve (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Pesë persona në spital nga dhuna mes tifozëve të

Pesë persona janë shturar në spitalin e Lezhës pas përleshjes mes tifozërive të Tiranës dhe Vllaznisë në Reps, pasditen e sotme. Të lënduarit kanë patur fraktura nga përplasja fizike dhe po marrin mjekimin e nevojshëm nga mjekët. Ndërkohë, edhe policia ka shoqëruar disa ultras të tjerë nga të dy tifozëritë e skuadrave për incidentet e ndodhura pas ndeshjes.

Në një vend pushim anash rrugës, tifozëritë janë përplasur duke përdorur edhe sende të forta si shkopinj e karrige të lokaleve aty pranë.Kjo ngjarje e ka patur zanafillën që përpara ndeshjes në rrjete sociale ku tifozët kishin thumbuar njëri-tjetrin. Përplasjet në distancë vijuan në stadium ndërsa dhuna ekstreme u zhvillua në rrugën drejt kthimit në shtëpi.

Në videon e publikuar nga vetë tifogrupi bardheblu “Tirona Fanatics” shihen pamje të dhunës që nuk i shkon aspak për shtat lojës më të bukur në botë. Këto ngjarje duhet të qëndrojnë jashtë futbollit, i cili duhet të përcjellë vetëm mesazhe paqeje.

KUJDES!!! Video e mëposhtme përmban fjalor të papërshtatshëm dhe joetik*

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga