
Sot, do të luhet kryendeshja e javës së 19-të të Superiores, Skënderbeu - Partizani. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar arbitrat që do gjykojnë këtë takim.
Ndryshe nga ndeshjet e tjera, Komisioni i Caktimit të gjyqtarëve ka vendosur që sot të gjykojnë arbitra që nuk mbajnë stemën e FIFA-s. Kryesori i takimit do të jetë Andi Koçi, i cili do të asistohet nga Ermal Barushi dhe Fatmir Lamaj.
Pas porte janë vendosur Klajdi Kola dhe Klodian Shahini. Kjo ndeshje është vendosur të luhet në orën 17:00, në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës.
Poll