Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Përplasje para Teutës me drejtuesit, Giovanni Colella largohet nga Partizani në ditën e ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
Përplasje para Teutës me drejtuesit, Giovanni Colella largohet nga

Prej ditësh kishin nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Teutës dhe situata në kampin e Partizanit dukej pozitive. Por një lajm befasues vjen sot nga kryeqytetasit ku mësohet largimi i Giovani Colellës. Pikërisht në këtë datë të veçantë të këtij fillim muaji, italiani ka pasur përplasje me drejtuesit për titullarët që kishte menduar të hidhte në fushë. "Rrufe në qiell të hapur" për lojtarët, por edhe për tifozët e Partizanit që kishin nisur të besonin seriozisht te objektivi "titulli kampion".

Në fakt ata duhet të vijojnë të besojnë sepse marrëdhënia e Colellës me drejtuesit është më e fortë se kurrë. Dukej si një lajm i pabesueshëm dhe i tillë është. Mos e besoni sepse është dita e gënjeshtrave. Ai vijon të jetë në krye të Partizanit dhe gati për të dhënë maksimumin bashkë me ekipin në transfertën durrsake. Gëzuar 1 prillin!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga