
Superdueli më i zjarrtë deri në këtë pikë të Botërorit është ai mes Anglisë dhe Francës në çerek-finalen e fundit që do të luhet sonte në orën 20:00. Tre Luanët do të kërkojnë të zbresin nga froni Gjelat dhe të vazhdojnë rrugën drejt gjysëmfinales ku i pret Maroku që sapo eleminoi Portugalinë e Ronaldos.
Dy ekipet kanë publikuar formacionet titullare ku superyjet janë të shumtë. Deschamps nuk ndryshon formacionin e tij fitues poashtu edhe Southgate. Gjyqtar i takimit është braziliani Wilton Pereira Sampaio. Në "Al Bayt Stadium" spektakli është i garantuar por vetëm një skuadër do të gëzojë në fund. Cila do të jetë ajo?
Formacionet Zyrtare:
ANGLIA (4-3-3) – Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Henderson, Rice, Bellingham; Saka, Kane, Foden. Trajner: Gareth Southgate
FRANCA (4-2-3-1) – Loris; Kounde, Varane, Upamecano, Theo; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud. Trajner: Didier Deschamps