Ditën e sotme do të luhet 3 sfida mjaft të rëndësishme në kuadër të ndeshjeve “Play-Off” për Superioren dhe “Play-Out” për Kategorinë e parë.
Flamurtari pret në shtëpi Apoloninë, Tomori dhe Korabi përplasin “brirët” në Berat, teksa luftojnë për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptarë për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë në “Elbasan Arena” vihen përballë njëra tjetrës Lushnja dhe Valbona. Të 3 këto takime do të startojë në orën 16:00, ndërsa janë mësuar edhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi.
Flamurtari-Apolonia "Play-Off"
Arbiter kryesor: Eldorjan Hamiti(Lezhe)
Asistent 1: Elvis Gjoka(Lezhe)
Asistent 2: Eluar Muça(Lezhe)
Arbiter i 4: Xhulian Bacaj(Laç)
Tomori-Korabi "Play-Off"
Arbiter kryesor: Indrit Myrtja(Shkoder)
Asistent 1: Jetmir Podgorica(Shkoder)
Asistent 2: Saimir Hysjeni(Shkoder)
Arbiter i 4: Bekris Dragusha(Shkoder)
Lushnja-Valbona "Play-Out"
Arbiter kryesor: Kridens Meta(Tirane)
Asistent 1: Denis Rexha(Tirane)
Asistent 2: Xhuljo Mani(Tirane)
Arbiter i 4: Olsion Yzeiraj(Patos)