
Këto dy faza të para të Superiores kanë dhuruar spektakël, ku rivaliteti dhe emocionet në fushën e blertë kanë qenë gjithmonë present. Kjo falë lojtarëve që skuadrat kanë në dispozicion. Kukësi me Pero Pejiçin, i cili është rrezik potencial për çdo prapavijë, por gjithashtu edhe Ekuban i Partizanit ka thyer çdo lloj parashikimi duke u bërë lojtari i momentit tek të kuqtë. Pejiç ka realizuar deri tani 11 gola, ndërsa Ekuban 9.
Që të dy kanë qenë vendimtarë për skuadrat e tyre, duke shënuar gola me vlerë 3 pikë. Kroati njihet për eksperiencën e tij, ndërsa italo ganezi ishte i panjohur për të gjithë. Por tashmë çdo skuadër dëshiron ta ketë në organikën e saj. Gara mes të dyve për “Topin e Artë” është e madhe, por cili do të jetë fituesi? Këtë do të mund ta shohim vetëm në fund të sezonit, pasi cilësitë e të dy sulmuesve janë të padiskutueshme.