
Belgjika është në kaos total dhe tashmë edhe e eleminuar nga Kupa e Botës por Kroacia mund të vazhdojë festimet pas kalimit më tej ku e pret Japonia. Romelu Lukaku pati një “kontribut” të rëndësishëm në eleminimin e belgëve me sulmuesin që humbi disa rastë të pastra shënimi. Por, në mbrojtje të bomberit del kundërshtari i tij në fushën e lojës, Ivan Perisic, ish-shok skuadre te Interi.
“Isha me të 2-3 minuta pas ndeshjes. Ky është futbolli, njëherë shënon, herën tjetër bën disa gabime. Ai është një lojtar shumë i fortë. Tani shpresoj që të fitojë të gjitha trofetë e mundshëm me fanellën e Interit. Për ne, gjëja më e rëndësishme ishte të kalonim grupin. Luajtëm një ndeshje të mirë, ashtu si ata. Mirëpo, mendoj se në të treja ndeshjet, ne meritonim të vazhdonim më tej.”- tha Perisic.