Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Përgatitjet për Europën, TIRANA zhvendoset në Turqi! Negociata dhe për rinovimet

Shkruar nga NEWSPORT
Përgatitjet për Europën, TIRANA zhvendoset në Turqi!

Tirana ka filluar të mendojë edhe për përgatitjet sa i takon Kupave të Europës. Bardheblutë, që u shpallën kampionë të Shqipërisë, do të marrin pjesë në kualifikueset e UEFA Champions League. Për të qenë në formë sa më të mirë, Tirana do të zhvendoset në Turqi, aty ku do të kryejë edhe fazën përgatitore, e cila nis më datën 6 qershor.

Gjithashtu, ka pasur gjatë gjithë kohës edhe negociata me grupin aktual për rinovimet e kontratave. Dy lojtarët, Kristian Toshevski dhe Toli pritet që shumë shpejt të gjejnë akordin me klubin bardheblu dhe të rinovojnë kontratat e tyre, që të jenë pjesë e Tiranës dhe për sezonin e ri.

Presidenti Refik Halili konfirmoi trajnerin Shehi pas përfundimit të kampionatit, si dhe është gjetur akordi për rinovim me Najdovskit. Ndërsa largimet nga Tirana, janë Michael Ngo’o dhe Erion Hoxhallari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga