
Teuta do të përballet ditën e shtunë në “Air Albania” me Tiranën, takim që starton në orën 17:00. Një sfidë ku durrsakët do të synojnë 3 pikët për t’iu larguar akoma më shumë zonës së ftohtë.
Tashmë përgatitjet anti-Tirana kanë nisur dhe Edi martinin e gëzon shumë rikthimi i mbrojtëit Artan Jazxhi. Ky i fundit ka shlyer pezullimin me kartonë dhe tashmë do të marrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes.
Por dy lojtarë të tjerë mbajnë në “ankth” trajerin e durrsakëve. Jurgen Goxha dhe Erando Karabeci vijnë pas dëmtimeve që kanë pasur në javët e fundit dhe gjendja e tyre pritet të shikohet deri në ditën e ndeshjes.
Poll