Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Foto/ Kamza i jep fund pushimeve, sjell përgatitës atletik nga Italia

Shkruar nga NEWSPORT

Deri në fund të kësaj jave, skuadra e Kamzës do të vijoë të jetë e shpërndarë.

Pushimeve i erdhi fundi edhe te Kamza do të përgatiten tashmë për aventurën e re në Superligë. Drejtuesit e klubit janë duke menduar që të kompletojnë stafin teknik për sezonin e ri.

Pas riemërimit të Ramadan Ndreut në krye të pankinës, stafi teknik është pasuruar edhe me një përgatitës atletik.

Luka Karlo Guerra është emri i përgatitësit të ri atletik të Kamzës. Italiani më parë ka punuar tek U.S Folgore Karateze, Tatabanja, Budapest Honved, si dhe ka mbaruar universitetin e Pizës në profilin futboll.

Luka Guerra, përveç detyrës së përgatitësit atletik, do të kryejë njëkohësisht edhe rolin e ndihmëstrajnerit të Ramadan Ndreut. Prezantimi i tij do të bëhet më 15 korrik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga