Alphonso Davies
Bayern Munich triumfoi mbrëmjen e djeshme në transfertë përballë Atalantës me shifrat 6-1, sfidë e vlefshme për 1/16-at e Champions League. Por kjo fitore ka lënë me pasoja bavarezët.
Alphonso Davies i saporikthyer nga dëmtimi, u aktivizuar në fushën e lojës në minutën e 46-të. Mirëpo, vetëm pas 25 minutash, mbrojtësi kanadez pësoi një tërheqje, duke e detyruar që të largohej nga fusha.
Aty, Davies shpërtheu në lot për shkak se është e disata herë brenda vitit që pëson dëmtim. Klubi bavarez ka njoftuar që kanadezi do të mungojë, por pa dhënë “kohë fikse”.
Ndërkaq, stafi mjekësor i Bayern Munich ka nisur punën intensive, që Davies të rikuperohet sa më shpejt të jetë e mundur.
View this post on Instagram
Poll
