
Molde-Laçi 3-0
90' Përfundon ndeshja, gjithçka mbyllet 3-0 dhe Laçi "shuan" ëndrrën europiane, sepse në ndeshjen e dytë do e ketë shumë të vështirë
79' James shënon golin e tretë, Laçi me shumë mundësi është i eleminuar nga Europa League
70' Ndeshja vazhdon të jetë 2-0, një gol do i ndihmonte shumë kurbinasit për ndeshjen e kthimit
45' Mbyllet pjesa e parë Molde-Laçi. Kurbinasit me këtë rezultat do e kenë shumë të vështirë kualifikimin për raundin tjetër
24' Hestad shënon golin e dytë për Molde
10' Të shohim nëse Laçi do të jetë në gjendje për të reaguar në këtë ndeshje, duke shënuar golin e barazimit, apo të tentojë diçka më shumë.
6' Laçi luan një ndeshje historike përballë skuadrës së Molde dhe në fakt kurbinasit kanë pësuar gol në këtë ndeshje në minutën e 6-të me një penallti të realizuar nga Haland.
1' Starton ndeshja, Laçi luan ndeshjen e parë të turit të dytë në Europa Lague ndaj Molde. Ky do të jetë një test shumë i vështirë për Prengën dhe djemtë e tij, megjithta kurbinasit do të bëjnë lojën e tyre, sepse në futboll "kurrë mos thuaj kurrë".