Nëse Spanja dështon në Europian, Luis de la Fuente do të shkarkohet nga posti i trajnerit. Ky është një lajm që po qarkullon së fundmi në mediat spanjolle, por jo vetëm. Teksa kombëtarja e Spanjës ka nisur që tani punën për një trajner që ta emërojë pas Europianit të Gjermanisë.
Emri më i lakuar është ai i Pep Guardiolës. Trajneri që aktualisht drejton Manchester Cityn, shihet nga drejtuesit e Spanjës si i duhuri për të arrtiur objektivat apo trajnuar lojtarët që kanë në përbërje. Por në një prononcim të dhënë së fundmi, Guardiola mesa duket i ka mbyllur derën çdo kombëtareje apo klubi. Tekniku spanjoll thotë se dëshiron të qëndrojë në Manchester ku është shumë i lumtur.
“Për momentin kam ende një vit të vlefshëm në kontratën time dhe jam shumë i lumtur në Manchester. Dua të rinovoj, nëse drejtuesit nuk më shkarkojnë. Dua që t’i përkushtohem Cityt”, është shprehur ish-trajneri i Barcelonës.