Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Përflitej se do të largohej nga KUKËSI, klubi verilindor vendos një herë e mirë për REGINALDON

Shkruar nga NEWSPORT

Pas spekulimeve se sulmuesi i Kukësit Reginaldo mund të largohej në merkaton e janarit, vetë klubi verilindor ka përjashtuar çdo version të transferimit të mozambikasit.

Në një komunikatë zyrtare në faqen e tij në Facebook, Kukësi saktëson se Reginaldo është pjesë e rëndësishme e projektit të nënkampionëve të Shqipërisë dhe konfirmon se kontrata e tij skadon në fund të sezonit 2018/2019.

"Sqarim!

Duke marë shkas nga spekulimet e bëra në media për futbollistin Reginaldo Fait, dëshirojmë të informojmë të gjithë tifozët, por edhe sportdashësit në tërësi, se mozambikasi është pjesë e padiskutushme e skuadrës sonë.

Sulmuesi është nën kontratë me Futboll Klub Kukësin deri në fund të sezonit futbollistik.

Drejtuesit e Klubit e shohin 28-vjeçarin të denjë për projektin e ekipit tonë, i cili synon fitimin e titullit Kampion, Kupën e Shqipërisë, Superkupën si dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Kupat e Europës.

Faleminderit!"

                                                                                                                                       Postimi i fundit i Kukësit 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga