Teuta dhe Partizani përballen me njëra tjetrën nesër në orën 16.45, në kuadër të Kategorisë Superiore. Po të shikosh përballjet direkte, nuk vihen re shuëm diferenca. Të kuqtë dhe "djemtë e detit" kanë barazuar 3 herë në 5 ndeshjet e fundit mes tyre. Vlen të përmendim rezultatet 0-0,0-0 dhe 1-1. Sa i përket fitoreve, kemi dy fitore të durrsakëve me rezultate minimale 0-1 dhe 1-0.
Ky sezon i sheh të dyja skuadrat në luftë për titull. Ato kanë nga 26 pikë dhe janë - 9 nga Vllaznia kryesuese. Se cila do ia dalë nesër të triumfojë,na mbetet të presim e të shohim.

Poll