Kategoria e parë do të zhvillojë ditën e sotme disa nga sfidat e javës së 4-të të Saj. 8 skuadra do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren, ndërsa përballjet mes tyre premtojnë spektakël. Të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën orën, 15:00.
Burreli dhe Lushnja do të përplasin “brirët” ëpr 3 pikët e para të sezonit, teksa të dyja ekipet mbajnë dy vendet e fundit në tabelën e klasifikimit.
Korabi nga ana tjetër pret Besën. Vendasit gjithashtu tentojnë fitoren e parë, ndërsa kanë arritur të grumbullojnë vetëm 2 pikë në 3 ndeshje. Nga krahu tjetër kavajasit ndodhen me 4 pikë në vendin e 6-të dhe duan fitoren për të qenë afër ekipeve të kreut.
Një tjetër duel interesant është edhe përballja mes Luzit dhe Bylis. Vendasit sfidojnë njërën prej ekipeve kryesuese, me ballshiotët që duan 3 pikët për të qenë lider të vetëm në klasifikim.
Takimi tjetër është mes Tomorit dhe Kastriotit. Beratasit janë një prej skuadrave që kërkon “Play-Off” dhe dëshirojnë vetëm fitoren në shtëpi përballë një tjetër ekipi pretendent, por krutanët nuk e kanë nisur siç duhet këtë sezon.
[caption id="attachment_707227" align="alignnone" width="680"] Ndeshjet e sotme ne Kategorine e Pare[/caption]