
Kryendeshja e javës së 16-të të Superiores është ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë, ditën e dielë në orën 13:30 në ‘Selman Stërmasi’.
Dy ekipet kërkojnë fitoren, me bardheblutë që do ta shihnin si tragjedi një hap fals. Vetëm 3 pikë i ndan në renditje me shkodranët të 5-tit dhe kryeqytetasit të 3-tët. Një ndeshje që gjithmon prodhon emocion si në fushë, ashtu dhe në shkallët e tribunave.
Janë pikërisht ultrasit bardheblu, ‘Tirona Fanatics’ që kanë bërë lajmërinin e parë për sfidën.
“Te dielen ne 13:30 TIRONA luan te rradhes ndaj vllaznis ne “Selman Stermasi”. Prezenca eshte detyrim! Shkojme bashke, pertej 90minutave per leksionet e rradhes! Vetem per TIRONEN! Te dielen”, shkruan tifogrupi.
Poll