Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Përballja me Tiranën, Stavri Nica me sytë nga infermieria

Shkruar nga NEWSPORT
Përballja me Tiranën, Stavri Nica me sytë nga infermieria

Kukësi do të udhëtojë në Tiranë për të sfiduar bardheblutë e julian Ahmataj, sfidë e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Kjo përballje do të luhet ditën e dielë në “Selman Stërmasi”, duke nisur që nga ora 14:00.

Verilindorët e shikojnë vetëm në vendin e 5-të me 14 pikë, ndërsa ndaj bardhebluve do të tentojnë rikthimin te fitorja që iu mungon prej dy sfidash. Stavri Nica ka zbritur skuadrën në fushën për t’u përgatitur për Tiranën.

Në këtë përballje ish-timonieri i Laçit pritet të bëjë llogaritë pa 3 titullarë. Në fakt të 3 futbollistët janë mesfushorë dhe në këto kushte Niça do të duhet të “arnojë” këtë repart.

Daniel Momoh, Francesko Hasaj dhe Abdou Mbarak janë të dëmtuar dhe ende nuk janë rikuperuar. Gjendja e tyre do të shikohet nga stafi mjekësorë i skuadrës, por gjithsesdi shanset për të qenë të gatshëm ndaj kryeqytetasve janë shumë të vogla.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga