
Tirana do të ketë një transfertë të lehtë në letër të dielën me fillim nga ora 17.00, teksa udhëton në Gjirokastër. Trajnerit Egbo do i duhet të bëjë pa dy lojtarë: Agustin Torasa dhe Erjon Hoxhallari. Të dy këta futbollistë u ndëshkuan me karton të verdhë dje në përballjen me Bylisin, ku ata nuk u treguan të kujdesshëm. Si Torasa, ashtu edhe Hoxhallari kishin nga tre kartonë të verdhë. Argjentinasi ishte i pafat, ku deri në minutën e 90-të ia kishte hedhur ‘’paq’’.
Egbo e di mirë se asgjë nuk ka përfunduar akoma. Deri në fund të kampionatit ka shumë pikë në lojë dhe Luftëtari nuk duhet nënvlerësuar. Duke parë që Kukësi dje vuajti shumë ndaj tyre, madje mori tre pikëshin vetëm në ‘’frymën’’ e fundit. Bardheblutë kanë grumbulluar 56 pikë dhe po zhvillojnë nëj sezon fantastik.