
Skënderbeu do të presë në Korçë skuadrën e Dinamos për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së dytë të “Abissnet Superiore”. Kjo përballje do të startojë në orën 19:00 në stadiumin “Skënderbeu”.
Korçarët janë më të motivuar se kurrë për një tjetër fitore pas asaj me Egnatian, ndërsa Luigi Di Biagio dëshiron 3 pikët e para me Dinamon në kampionat.
Përballë njëra-tjetrës vihen dy ekipet debutuese të këtij sezoni në Superiore, teksa dueli mes tyre pritet të jetë mjaft i luftuar. Ivan Gvozdenovic dhe Di Biagio do të hedhin në fushë lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.
Formacionet e mundshme:
Skënderbeu: Alia, Markos, Prençi, Randi, Frashëri, Rabiu, Liço, Juri, Shaqe, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvoazdenovic
Dinamo: Rexhepi, A.Marku, Hoxha, Behiratche, Prodani, Krasniqi, Lorran, Zabërgja, Denison, L.Vila, Kaçorri. Trajner: Luigi Di Biagio.