Skënderbeu fitoi me rezultatin 2-1 përballë Erzenit. Në sfidën e luajtur në Rrogozhinë, golat u vendosën nga epsiodet.
Pas kësaj fitoreje, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenovic.
“Së pari i uroj suksese Erzenit është një ekip i mirë dhe i fortë. Për ne ishte shumë e rëndësishme pasi ishte një moment i vështirë. Për mendimin tim e merituam fitoren. Bravo çunave. Çdo pikë është e rëndësishme. Por sot ishte një reagim i mirë dhe tashmë jemi pak më të qetë”, u shpreh trajneri i Skënderbeut.
-Nuk menduat se rrezikuat duke i besuar penalltinë Liços 3 herë?
“Kemi një listë penalltishë, i pari është Liço, i dyti është Nikaj. Kur humbin të parën unë thashë që është radha e Nikaj, por Liço më tha “jo profesor unë kam besim”, por ky është gabimi im”, tha më tej tekniku.
-E fituan ndeshjet dy sulmuesit e tu përballë duleve me qendërmbrojtësit të tyre?
“Sot bëmë një lojë ofensive me Nikaj dhe Rashicën. Janë të dy të rinj, por luajtën pa frikë”, u përgjigj Gvozdenovic.
-Ishte ndryshimi i sistemit të lojës apo shpirti i garës nga lojtarët?
“Edhe ndërrova sistemin ndryshe nga ajo ndeshje me Kukësin, por sot ishim shumë të motivuar. Ishim përgatitur mirë edhe nga ana psikologjike dhe kjo ndikoi sot”, mbylli fjalën e tij tekniku u korçarëve.