Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Penalltia e Partizanit ishte e saktë”, Lorenc JEMINI i jep të drejtë Florian LATËS: Nuk është identike me të Tiranës (SHPJEGIMI TEKNIK)

Shkruar nga NEWSPORT
“Penalltia e Partizanit ishte e saktë”, Lorenc JEMINI i jep

Lorenc Jemini ka shpjeguar penalltinë e akorduar të Florian Latës në ndeshjen Erzeni – Partizani, në favor të shijakasve. Ish arbitri i njohur i Superiores gjykon se durrsaku ka vepruar drejtë.

Sipas tij ndërhyrja e Atanaskoskit është faull dhe Lata është i saktë me vendimin e tij për 11-metërsh. Gjithashtu ai tregon ndryshimin me penalltinë e pretenduar të Vllaznisë me Tiranën, duke shpjeguar se pse nuk është penallti rasti i bardhebluve me ndërhyrjen e Përgjonit.

“Kjo është penallti për mendimin tim. Ka një ndryshim shumë të madh kjo penallti, me penalltinë e pretenduar të Vllaznisë kundër Tiranës. Kam dëgjuar këto dy ditë se kjo është identik me atë. Nuk është identik.

Ndërhyrja që bëhet, mbrojtësi me një këmbë, me një takë te topi dhe këmba tjetër vjen gërshërë, vjen sparkatë... Kjo është penallti. Le ta prekësh topin ti.

Ndërkohë ndërhyrja e mbrojtësit të Tiranës është me një këmbë te topi dhe këmba tjetër është e mbledhur. Ky vjen gërshërë. Me një këmbë kap topin, me këmbën tjetër pret kundërshtarin. Kaq e thjeshtë”.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga