Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Përmbysja dhe kalimi më tej, Xavi: Pedri fantastik, te ekipi më pëlqyen 2 cilësi

Shkruar nga NEWSPORT
Përmbysja dhe kalimi më tej, Xavi: Pedri fantastik, te ekipi më

Barcelona përmbysi dje 1-2 Galatasaray për të kaluar në fazën çerekfinale të Europa League. Pas ndeshjes, trajneri i katalanasve Xavi ka folur për lojën e Pedrit dhe veçoritë e ndeshjes së fituar.

“Të jesh i rregullt si ekip dhe të pasosh topin te shoku që është i lirë janë dy gjëra të komplikuara, por ne luajtëm shumë mirë.

Bëmë shumë më mirë se në ndeshjen e parë, ky është shkaku pse jemi në çerekfinale. Mendoj se është një rezultat i merituar. Nuk është rastësi që kemi filluar të grumbullojmë një sërë fitoresh me përmbysje.

Kjo është një shenjë që ne besojmë fort tek ajo që bëjmë. Treguam qetësi dhe personalitet ndaj Galatasarayt. Nuk jemi favoritë për fitimin e turneut, ne jemi një nga kandidatët kryesorë.

Ai është i aftë për gola të tillë, madje edhe për më shumë se kaq. Pedri realizoi një gol spektakolar. Ai ishte gjithashtu kritik duke theksuar se kemi humbur shumë topa, duhet të jemi më të përgjegjshëm me topin”, tha Xavi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga