Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ Kreu i PDIU-së 'lë' fushatën elektorale, edhe Shpëtim Idrizi për TUSHEN e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Kreu i PDIU-së 'lë' fushatën elektorale, edhe

Dëshira për t'iu gjendur pranë njërit prej legjendave të Tiranës siç është Artur Lekbello ka bërë që shumë njerëz, qofshin të sportit apo jo, të kontribuojnë sadopak për ish lojtarin bardheblu që vuan nga një sëmundje e rëndë.

Pas ndeshjes së bamirësisë të zhvilluar mes ish-futbollistëve të Tiranës, sot është kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi që ka postuar një foto në llogarinë e tij në facebook me TUSHEN.

Ndërkohë në diçiturën e saj, kreu i PDIU-së shkruan: " Në pamundësi për të qenë dje në ndeshjen mes miqve të mi, sot isha me mikun tim Artur Lekbellon ( Tushen ), me të cilin ndaj kujtimet më të bukura tek Tirona, të cilin sëmundja po e mundon, jemi bashkë në ditë të mira e të vështira. Zoti të shëroftë miku im!", përfundon Idrizi.

[gallery columns="1" size="full" ids="119430"]

 

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga