Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pavel Nedved flet i pari pas shortit kundër Barçës, "thumbon" edhe rivalët e Serisë A

Shkruar nga NEWSPORT
Pavel Nedved flet i pari pas shortit kundër Barçës,

Pavel Nedved mezi pret që Juventusi të përballet kundër Barcelonës.

Zëvendëspresidenti i klubit italian, pas shortit të çerekfinaleve të Champions që e vendosi Juventusin kundër Barçës, deklaroi se: "Një sfidë mahnitëse. Do të kemi përballë një prej ekipeve më të mira në botë.

Nuk duhet të shohim të shkuarën, jetojmë të tashmen dhe e dinë se jemi të fortë.

Do të luajmë bëllëhapur. Le të fitojë më i miri. Jemi rritur shumë dhe  mendoj se edhe Juventusi është në lartësinë e Barcelonës. Duhet të jemi në maksimumin e forcave tonë. Barcelona nuk është më ajo e disa viteve më parë", u shpreh Pavel Nedved.

Numri 2 i Juventusit nuk harroi as të "thumbonte" rivalët në Serinë A teksa u shpreh: "Duhet të jemi të lumtur, sepse jemi skuadra e vetme italiane në çerekfinale të Champions League".

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga