
Mesfushori i Konyasporit dhe i Përfaqësueses së Kosovës, Alban Meha prej më shumë se dy javësh është larguar nga fusha e blertë për shkak të një dëmtimi muskular që ka pësuar në takimin Konyaspor- Kayserispor. Ai do të qëndrojë jashtë fushe për një periudhë 6-8 javë.
Gjatë kësaj periudhe, ai ka fluturuar në drejtim të Arabisë Saudite për të vizituar vendin e shenjtë, Mekën. Dihet që Meha është një besimtar i devotshëm dhe si i tillë, ky i fundit ka zgjedhur ditën e premte (xhuma) për të vizituar këtë vend të shenjtë për myslimanët.
Në një foto të postuar në "Instagram", shihet Meha së bashku me një mik të tijin në Mekë, ku ai ka treguar se këtë të premte ai e ka falur pranë Qabes.
[gallery columns="1" size="full" ids="67634"]