Pasardhësi i numrit 10, emocionon Neymar: Para Pele, futbolli ishte thjeshtë një sport
Shkruar nga NEWSPORT
Vdekja e Pele ka tronditur botën e futbollit. Legjenda brazilianë u shua mbrëmjen e sotme teksa ishte i shtruar në spital prej disa javësh. Arritja e tij më e madhe ishte fitimi i tre Botërorëve me Brazilin dhe shënimi i mbi 1 mijë golave në karrierë. Të shumtë janë reagimet për vdejken e tij por i veçantë është ai i pasuesit të numrit 10, Neymar.
“Përpara Pele, 10-a ishte thjeshtë një numër. E kam lexuar diku këtë frazë në një pikë të jetës sime. Por, kjo fjali e bukur është e papërfunduar. Do të thoja se përpara Pele, futbolli ishte thjeshtë një sport. Pele ndryshoi çdo gjë.
Ai e ktheu futbollin në art, në argëtim. I dha zë të varfërve, të zinjve dhe mbi të gjitha: Bëri Brazilin të ishte i dukshëm. Futbolli dhe Brazili kanë ngritur statusin e tyre falë Mbretit! Ai ka ikur po magjia e tij qendron akoma. Pele është përgjithmonë!!”-shkruan Neymar në rrjete sociale.