Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pas transferimit te Lugano, Sadiku zbulon arsyen e ribashkimit me Tramezzanin

Shkruar nga NEWSPORT
Pas transferimit te Lugano, Sadiku zbulon arsyen e ribashkimit me Tramezzanin

Dje, është zyrtarizuar transferimi i bomberit shqiptar, Armando Sadiku te Lugano, ekipi që drejtohet nga Paolo Tramezzani. Në një intervistë për "Supersport", sulmuesi i Kombëtares ka zbuluar arsyen se pse shkoi te Lugano.

“Po është e vërtetë sot firmosa me Luganon, është një skuadër ku rikthehem edhe besoj se e njoh ambientin ndaj dhe do të bëj mirë në këto muaj, jam gati të stërvitem dhe të jap përditë maksimumin që të arrij në formën time optimale dhe të ndihmoj për mbijetesën e Luganos.”

Sadiku shpjegon, se tratativat kishin nisur më herët, por vetëm dje është bërë zyrtarizimi.

“Eshtë e vërtetë që fakti që Tramezzani është aty përben një avantazh të madh për mua. Siç ka thënë edhe presidenti Renzetti, tratativat mes nesh kishin nisur që në nëntor por me mbërritjen e Tramezzanit gjithçka u bë më konkrete . Unë me menaxherin kishim vendosur disa kushte dhe pasi u plotësuan firmosëm. Jam gati për këtë aventurë pasi njoh trajnerin, presidentin, ambientin dhe besoj se do të luaj çdo ndeshje për të dhënë maksimumin.”

Lugano, ekipi më i mirë që mund të reklamojë sulmuesin e  Kombëtares, pjesë e të cilës do të jetë për 6-të muaj.

“Pas dëmtimit që pata në menisk nuk kisha bërë paraqitje optimale në 5 ndeshjet e fundit me Zyrihun, por tani besoj se jam gati për të dhënë maksimumin, natyrisht me punë çdo, ditë, duke shpresuar që deri në maj të kem arritur formën time më të mirë, që të bëj hapin e karrierës, edhe pse për momentin unë mendimet e mia i kam të fokusuara vetëm te mbijetesa e Luganos”

Kur bëhet fjalë për Armando Sadikun, nuk mund të mos përmendet Kombëtarja Shqiptare dhe "Euro 2016-ta".

“Kam djersitur më shumë në ato ndeshje që kam qenë në tribunë se sa do të kisha djersitur në fushë. I kam vuajtur shumë, është e vërtetë që kemi pësuar zhgënjime, por kemi shpresa dhe ne nuk dorëzohemi. Ashtu siç fitoi Izraeli në Shqipëri edhe ne mund të fitojmë, atje , apo të fitojmë edhe ndaj Italisë në Palermo. Deri sa matematika na lejon do të luftojmë. Unë shpresoj që deri në mars të jem në formë optimale që të luaj kundër Italisë, duke shpresuar në një fitore”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga