
Një ngjarje aspak e hijshme është regjistruar në ndeshjen e sotme midis Olympiacosit dhe Aris në Greqi. Tifozët e klubit vendas kanë shpalosur një banderolë raciste gjastë kësaj sfide.
Një banderolë anti-shqiptare, në të cilën shkruhej “Kosova është serbi”. Gjithashtu kjo banderolë raciste është shoqëruar edhe me kore kundër Kosovës.
Një gjest që vjen disa javë pas ngjarjes me tifozët rumunë në ndeshjen Rumani – Kosovë. Pritet reagimi i UEFA-s mbi këtë situatë që ripërsëritet herë pas here.
Poll