
Pas 4 ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, tashmë në fundjavë do të rikthehet kampionati. Java e 18-të e Abissnet Superiore do të luhet në dy ditë, të dielën dhe të hënën.
Kastrioti-Vllaznia do të hapë siparin e kësaj jave pasi do të luhet në orën 13:45 në stadiumin e Kamzës, ndërsa në orën 16:45 do të luhet supersfida për titull Tirana-Kukësi.
Ditën e hënë do të luhen 3 ndeshjet e radhës. Laçi-Partizani dhe Egnatia-Dinamo do të luhen në orën 13:45 në Laç dhe Rrogozhinë. Java e 18-të e Superligës do të mbyllet në Korçë me duelin, Skënderbeu-Teuta që do të luhet në orën 16:45.
Java e 18-të e Superligës
E diel
Kastrioti-Vllaznia Ora:13:45
Tirana-Kukësi Ora 16:45
E hënë
Laçi-Partizani Ora: 13:45
Egnatia-Dinamo Ora: 13:45
Skënderbeu-Teuta Ora:16:45