Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, dha një prononcim të shkurtër për MCN TV para sfidës me Laçin:
Ka qenë e vështirë për të përgatitur këtë ndeshje. Futbollistët janë krenar, stafi, drejtuesit, për atë që bëmë këtë sezon. Duhet të ruajmë entuziazmin, nisim një edicon shumë të rëndësishëm për ne. Kemi zhvilluar 10-11 ndeshje deri tani dhe duhet të tregojmë në fushën e lojës këtë ndjenjë superioriteti.
5 ndryshime në formacionin titullar? Jemi munduar të bëjmë një përzgjedhje me futbollsitë më mirë fizikisht. Më dinamikët e mundshëm për këtë sfidë të vështirë. Kemi luksin dhe stoli ka kualitet, ndaj trajneri ka bërë këtë rotacion.
Poll