Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pas 5 viteve Partizani humb një derbi, trajneri LERDA nuk pendohet: Do të zgjidhja të njëjtët lojtarë, ndeshja duhet të kishte përfunduar barazim

Shkruar nga NEWSPORT
Pas 5 viteve Partizani humb një derbi, trajneri LERDA nuk pendohet: Do

Partizani ka humbur derbin e 155-të të kryeqytetit ndaj Tiranës, në "Air Albania" me rezultatin 1-2. Një ndeshje tepër e luftuar nga të dyja skuadrat, por goli i Cobinah në limitet e ndeshjes, nuk i dha mundësinë të kuqve të reagonin. Tashmë Partizani i drejtuar nga tekniku Lerda, ndodhet në vendin e parë me 25 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 24 por një ndeshje më pak. Pas përfundimit të ndeshjes tekniku i Partizanit, Franko Lerda foli për Supersport:

"Nuk mbaj unë përgjegjësi për këto derbi. Por e rëndësishme është që ne të arrimë të ngrihemi në të ardhmen. Nuk ka rëndësi 1, 2 apo 3 ndeshje, duhet të rikthehemi tek fitorja edhe pse derbi është një ndeshje tjetër", tha fillimisht Lerda

Moduli:

"Ne kemi një skuadër me shumë lojtarë. E pashë të udhës që të luaj pikërisht në këtë mënyrë. Nëse ndeshje do të luhej do të bëja të njëjtat zgjedhje. Kishim vërtetë shumë mungesa të rëndësishme në mesfushë. Të cilat na kushtëzuan në zgjedhjet tona, por ata që u futën e bënë punën e tyre.

Humbe një derbi ndaj një skuadre pa trajner:

"Ne trajnerët nuk luajmë, luajnë lojtarët. Tirana ishte përgatitur më mirë për këtë ndeshje, arritën ta fitonin këtë ndeshje. Ishte një ndeshje për mua që duhet të kishte përfunduar barazim. I kemi dhuruar golin e parë, pastaj e morëm vetën sërish. Kishim mundësi me Romero dhe Bardhin, nuk arritëm  të shënonim dhe në fund pësuam një gol", u shpreh Lerda.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga