Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani zyrtarizon sulmuesin Ekuban

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani zyrtarizon sulmuesin Ekuban

Kaleb Ansah Ekuban ka firmosur ditën e sotme me skuadrën e Partizanit. Sulmuesi që ishte në pronësi të Kievos ka arritur marrëveshjen për t’u huazuar tek “demat”. Në ambjentet e klubit të kuq sulmuesi ka nënshkruar një kontratë një vjeçare për sezonin 2016-2017. Klubi ka konfirmuar këtë lajm në një postim zyrtar në facebook teksa shkruan:

Klubi njofton se ka arritur marrëveshjen me Kievo Veronën për transferimin në formën e huazimit të Kaleb Ansah Ekuban. Sulmuesi 22 vjeçar me pasaportë Italiane, do të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit për sezonin e ri futbollistik 2016 – 2017. Ekuban i cili prej 10 ditësh i është bashkuar skuadrës në seancat stërvitore, ka bindur trainerin Sormani dhe sot ka nënshkruar marrëveshjen me të kuqtë”, shkruhet në postimin e të kuqve.

[gallery columns="1" size="full" ids="12695"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga