Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani zhvendoset në Elbasan, formacion surprizë nga Ilir DAJA për Baselin

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani zhvendoset në Elbasan, formacion surprizë nga Ilir DAJA

Partizani do të luajë nesër ndeshjen e kthimit kundër Baselit, e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Në takimin e parë të kuqtë janë mposhtur me rezultatin 3-0 dhe çështja kualifikim duket thuajse e pamundur. Megjithatë kurrë s'duhet thënë kurrë dhe për këtë Ilir Daja po përgatit në maksimum skuadrën.

Ditën e djeshme, të kuqtë i kanë dhënë fund përgatitjeve në stadiumin e Kamzës për t'u zhvendosur në Elbasan, aty ku po qëndrojnë të grumbulluar. Me interes pritet të mësohet formacioni titullar që Ilir Daja do të hedhë në fushën e blertë, teksa në takimin e fundit zgjodhi të zbriste në "Elbasan Arena" me 5 mbrojtësa. Megjithatë nesër gjasat janë që të kuqtë të luajnë me këtë formacion titullar: Hoxha; Gligorov - Shehi - Belica - Damçevski; Rrapaj - Bardhi - Marku; Cara - Zhunior - Lucas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga