Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani vë në lëvizje policinë, 24 orë patrullim përqark stadiumit

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani vë në lëvizje policinë, 24 orë patrullim

Sot, Partizani do të luajë kundër Vllaznisë në kuadër të javës së 20-të të Superiores. Për këtë takim janë marrë të gjithë masat e nevojshme nga policia në mënyrë që të mos krijohet asnjë konflikt para dhe pas ndeshjes.

Madje mësohet se ditën e djeshme dhe deri sot në orën 17:00, policia do të patrullojë përqark stadiumit, për të shmangur edhe ndonjë incident të mundshëm mes mbështetësve të kuq dhe atyre të Tiranës.

Siç dihet Partizani nënshkroi një kontratë me drejtuesit bardheblu për t'i luajtur ndeshjet si pritës në stadiumin. Ky fakt nuk është pritur mirë nga tifozët e Tiranës, të cilët kanë bojkotuar edhe ekipin e tyre nëpër shkallët e stadiumit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga