Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani triumfon, Skënder GEGA gëzon tifozët: Kemi edhe diçka tjetër në merkato

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani triumfon, Skënder GEGA gëzon tifozët: Kemi edhe

Partizani ka fituar mbrëmjen e sotme trofeun "Pascuçi", i cili është luajtur në "Niko Dovana" të Durrësit. Skuadrat e tjera pjesëmarrëse ishin Teuta dhe Liria e Prizrenit. Në fund ekipi i drejtuar nga Skënder Gega ka arritur të dalë fitues në finalen e luajtur ndaj "Djemve të Detit", me rezultatin e pastër 2-0.

Në lidhje me këtë situatë Gega është shprehur në një intervistë për RTSH Sport se është i kënaqur me skuadrën e tij, gjithashtu ka komentuar edhe shumë çështje të tjera të Partizani.

Fitorja e trofeut

"Jemi ngarkuar, kemi ardhur nga faza përgatitore, dje kemi bërë sy seanca. Qëllimi ynë ishte të vinim të merrnim pjesë në këtë kupë, të respektonim edhe organizatorët. Jam i kënaqur për pjesën e dytë, pjesa e parë ishte pak e rëndë se akoma nuk janë liruar lojtarët. Qëllimi është ndeshja e datës 17 kundër Skënderbeut, të marrim gjendjen optimale. Por gjithsesi, u munduam edhe t'i japim mundësinë lojtarëve të rinj, jam i kënaqur, por kemi shumë punë për të bërë".

Lojtarët e disponueshëm

"Unë e kam thënë edhe më parë, që jam i kënaqur me këto çuan që punoj, kjo është puna ime. Për sa kohë që kam këtë grup, dua që të marr 100% dhe këto po e japin. Gjithsesi, kemi punë për të  bërë, nuk jemi perfekt. Kampionati është diçka tjetër, jo kjo këtu. Ardhjet e reja janë elementë të mirë, gjithsesi nuk është mbyllur akoma, ndoshta do të shohim edhe diçka tjetër".

Afrimet në skuadër

"Mensah luan të dy krahët, si Progni, nuk ishte në 100% sot. Unë isha dakord që të vijë, duhet kohë se është mësuar të luajë me një skemë tjetër që nuk e kemi praktikuar. Deshëm që të mësoheshin Hebaj dhe Mensah por koha shumë e shkurtër nuk na la që të merrnim diçka superpozitive nga ata. Por shpresoj që nesër të punojmë dhe të jemi gati dhe të dalim me më të mirën, nuk ka rëndësi çfarë sistemi luajmë".

Hebaj shpërdoron me portë bosh

"Nuk më shqetëson rasti fatal, është lojtar i mirë, ka të ardhme, është pjesë e Partizanit. Rastet humben edhe në nivele më të larta, ai ka sjellje profesionale në stërvitje dhe lojë, besoj se e kemi fituar".

Siguria në mbrojtje

"Edhe Bitri është qendërmbrojtës, edhe Ibrahimi mund ta bëjë këtë rol. Kemi numër, duam përsosmëri, duam të përmirësohemi sa më tepër. Mendoj se pjesa e dytë ishte më e mirë se e para. U desh kohë të ambientoheshim, më bëhet qejfi që luajnë dhe e kanë marrë seriozisht edhe këtë ndeshje edhe pse miqësore. Gara fillon me 17 dhe deri atëherë shpresojmë të jemi në gjendjen optimale".

Ndeshja e parë në kampionat përballë Skënderbeut

"Besoj se jemi gati, edhe ndeshja që bëmë me Maribor ishte një shenjë optimizmi që jemi gati, pa nënvlerësuar asnjë ekip në kampionatin shqiptar. E kam theksuar që nuk ka diferenca të mëdha, ne duhet të bëjnë punën tonë, se klubi do na mbështetë. Të gjithë po japin maksimumin dhe besoj se do marrim frytet".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga