Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani tani mund të “qeshë”, fitorja ngroh atmsoferën por dëmtimet vazhdojnë

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani tani mund të “qeshë”, fitorja ngroh

Fitorja ndaj një rivali direkt si Vllaznia ka ngritur moralin në kampin e kuq pas asaj humbjeje në derbi ngaj Tiranës. Partizani u rikthye në stërvitje ditën e djeshme për të vazhduar përgatitjet për ndeshjen e Kupës ditën e mërkurë ndaj Orikut.

Në stërvitje mbizotëronte buzëqeshje me lojtarët që tashmë ndihen të ç’liruar edhe me hapin fals të Tiranës ndaj Laçit. Lojtarët që kanë marrë më shumë minuta deri tani si Bitri, Sota, Murataj, Hadroj dhe Skuka, u stërvitën veçmas nga zv. trajneri Tafaj për të rikuperuar energjitë.

Situata e dëmtimeve vazhdojnë të jetë bezdisëse teksa Telushi dhe Cvetanovski nuk janë stërvitur me grupin e plotë por kanë zhvilluar ushtrime të vogla dhe palestër. Gjithashtu për Demat, prej javësh mungonte edhe Marçelion Preka që nuk ka debutuar ende por është rikthyer në stërvitje me grupin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga