
Partizani është duke menduar për të përforcuar radhët pas një sezoni të dështuar. Ish-kampionët e vendit përfunduar në vendin e gjashtë edicionin që sapo u mbyll, ndërsa duket se dy lojtarë do largohen nga Demat. Mesfushori Romero dhe mbrojtësi Boldor nuk janë pjesë e planeve të Partizanit.
Forma jo e mirë dhe karakteri I keq shpeshherë I kanë sjellë problem Romeros, që duket se do kthehet në Itali. Rumuni I mbrojtjes është në dyshim për të ardhmen, pasi edhe kontrata me Demat ka përfunduar. Të kuqtë nuk kanë zyrtarizuar ende trajnerin e ri, ndërsa po piketojnë elemetët cilësor për Partizanin e sezonit që nis në mesin e shtatorit.
Poll