Superiorja ka luajtur të gjitha ndeshjet për këtë vit, teksa janë zhvilluar 18-javë kampionat. Të shkëputur nga ndjekësit janë Egnatia dhe Partizanit, të cilët duket se po zhvillojnë një kampionat më vetë.
Një luftë e fortë po zhvillohet mes ekipeve të tjera, teksa Tiranën e vendit të 3-të dhe Teutën e vendin të fundit i ndajnë vetëm 10 pikë. Nëse iu hedhim një sy statistikave të këtyre javëve vëmë re se Egnatia dhe Partizani vazhdojnë të jenë të diferencuar nga rivalët.
Rrogozhinasit janë ekipi që ia kanë dalë të shënojnë më shumë gola se çdo skuadër tjetër. Djemtë e Edlit Tetovës e kanë gjetur rrugën e rrjetës në 33 raste. 9 prej tyre janë shënuar nga i ndjeri, Raphael Dëamena, ndërsa me 6 gola është Isgandarli. Ndërkohë kanë pranuar 20 gola në 17 javë kampionat.
Nga ana tjetër demat janë ekipi që kanë pësuar më pak gola. 16 herë ia kanë dalë kundërshtarët të gjejnë portën e të kuqve, ndërsa në 25 raste janë kryeqytetasit që kanë tundur rrjetën e tyre.
Ndërkohë Tirana është skuadra që ka shënuar 29 gola dhe kanë pësuar 24 të tillë, duke qenë mbrojtja më e keqe e kampionatit së bashku me Dinamon, Kukësin dhe Teutën dhe Skënderbeun.
[caption id="attachment_717173" align="alignnone" width="687"] Renditja dhe golat e shenuar dhe pesuar nga skuadrat pas 18-javeve kampionat[/caption]