Partizani ka mbyllur fazën përgatitore në Pogradec teksa është rikthyer në Tiranë ku do të vijojë stërvitjet deri në ditën e ndeshjes me Bate Borisov, më 11 korrik. Të kuqtë kanë vazhduar normalisht me seancat e drejtuara nga trajneri Zoran Zekic i cili u morr më shumë me pjesën taktike.
Një lajm i mirë dhe një i “keq” për Demat teksa grupit i është bashkuar edhe ylli Arinaldo Rrapaj. Mesfushori ka lënë pas shqetëismin në këmbë dhe është stërvitur normalisht me shokët. Rikthehet një mesfushori, ikën një tjetër. Mister ‘100 mijë euro’, Adnard Mehmeti, ishte mungesa e madhe në seancën e djeshme.
Për ish-lojtarin e Erzenit nuk ka asnjë informacion për këtë mungesë teksa nuk është raportuar për ndonjë dëmtim apo leje nga klubi. Mbetet të moësohet në seancën e sotme se cila është arsyeja e kësaj mungese.