Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PARTIZANI rikthehet në fushë, Gaz DEMI ndjek nga afër stërvitjen me stafin e "ri" teknik

Shkruar nga NEWSPORT

Klubi i Partizanit është rikthyer në stërvitje ditën e sotme, teksa përgatitet për sfidën e radhës ndaj Teutës. Në kampin e kuq pati një "furtunë" në staf, pas humbjes me Tiranën në derbi, ku e pësoi trajneri Franko Lerda.

Ditën e sotme seancën stërvitore të kryer në Pezë nga klubi i kuq e ka ndjekur nga afër edhe presidenti Gaz Demi, ndërkohë grupi është udhëhequr nga Renaldo Kalari i cili ka mbështetjen e Genci Tomorit. Një emër që rikthehet në stafin teknik pas largimit të Lerdës është edhe Korado Sakone, i cili u largua pas një mosvarrëveshje me teknikun italian.

Njoftimi i klubit të Partizanit:

Presidenti Demi ka ndjekur nga afër përgatitjet e ekipit.

Skuadra ka zbritur sot në kompleksin sportiv "International Tirana" në Pezë, për të vijuar normalisht përgatitjet, për ballafaqimin e radhës ndaj Teutës. Ekipi do të drejtohet nga Renaldo Kalari, i cili do të ketë edhe mbështetjen e Genci Tomorit si dhe Korado Sakones si pjesë e stafit teknik. Në seancën e sotme i pranishëm ka qenë presidenti Gazment Demi, i cili ka ndjekur nga afër përgatitjet e ekipit. Për takimin ndaj Teutës do të jenë të gatshëm edhe Telushi dhe Broja të cilët kanë shlyer pezullimin. Me grupin është bashkuar edhe portieri Aldo Teqja. Përgatitjet do të vijojnë të hënën me seancën e radhës të programuar në orën 10:30.

Gaz Demi dhe Genc Tomori në stërvitjen e sotme.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga