Partizani do të udhëtojë drejt Antalias së Turqisë për të zhvilluar një fazë përgatitore. Të kuqtë e drejtuar nga Sulejman Starova kanë planifikuar të luajnë dhe 3 ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për fazën e 3-të gjatë kohës që do të jenë në këtë shtet.
Një ndër këto përballje, do të jetë ajo me gjigantin turk, Fenerbahçe. Burime për newsport.al bëjnë me dije që ky takim do të luhet në orën 20:00 dhe do të transmetohet nga një televizion lokal në Turqi. Kujtojmë që të kuqtë do të nisen drejt Turqisë në datë 4 janar.