Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani për titull, por 2 titullarë “tradhëtojnë” ekipin në “ndeshjen e jetës”

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani për titull, por 2 titullarë

Dita e djeshme ishte e tëra për Partizanin. Të kuqtë janë vetëm 90 minuta larg titullit kampion. Fitorja ndaj Kastriotit pasoi me një dhuratë nga Bylisi që ndali Tiranën dhe i hapi rrugën demave për të rimarrë kryesimin e Superiores.

Sfida e rradhës dhe e fundit është të hënën në orën 16:00. Partizani pret Teutën në shtëpi ku do të provojnë me të gjitha mënyrat të festojnë titullin kampion në fund të sfidës. Por s’do të jetë e lehtë pasi durrsakët kanë të njëjtin objektiv por për Europën.

Problem për këtë finale janë kthyer 2 titullarët, Hadroj e Telushi që sipas të gjitha gjasave do të mungojnë në këtë sfidë. Anësori u dëmtua në stërvitjen e fundit dhe vështirë se do të jetë gati ndërsa kapiteni shfaqi shqetësime gjatë lojës dhe u largua i dëmtuar nga fusha e lojës.

Sido që të jetë, kjo sfidë nuk “pyet” për mungesa apo rikthime. Është nga ato sfida ku çdo lojtar duhet të japë më shumë se 100% për të shkruar emrin e vet në librat e historisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga