Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PARTIZANI nis nga puna për sezonin e ri, sa peripeci për trajnerin Ilir DAJA

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI nis nga puna për sezonin e ri, sa peripeci për trajnerin

Partizani nis sot përgatitjet për edicionin e ri futbollistik. Pas përfundimit të aventurës në Kupat e Europës, tanimë të kuqtë do të nisin stërvitjen me një marsh më shumë. Sakaq drejtuesit po punojnë intensivisht për të pasuruar organikën me elementë cilësorë.

Migjen Basha është emri i përfolur aktualisht që mund t'i bashkohet kryeqytetasve për edicionin e ri futbollistik. Një futbollist cilësor që do t'i bënte shumë punë trajnerit Ilir Daja duke ditur cilësitë teknike të tij.

Kujtojmë që në këtë periudhë merkato vere, nga Partizani u larguan thuajse gjithë lojtarët e formacionit titullar të edicionit të shkuar. Në këto kushte, trajnerit Ilir Daja i del punë e dyfishtë për krijuar sërish një grup solid.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga