Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PARTIZANI ndryshon strategji, kampionët rikthejnë traditën

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI ndryshon strategji, kampionët rikthejnë traditën

Partizani i këtij sezoni nuk ka asnjë lidhje me atë të vjetshmin,ku harmonia në lojë dhe dhomat e zhveshjes, dukshëm ishte çelësi i suksesit dhe triumfit pas plot 26 vitesh në Kategorinë Superiore. "Demat" po shohin mundësinë e ndryshimit të strategjisë për të ardhmen, ndërsa rikthimi i talenteve të dalë nga Akademia dhe huazuar gjetkë, shihet si zgjidhja e duhur.

Kampionët aktual të Shqipërisë, për shkak edhe të krizës që shkaktopi Covid-19 kanë hedhur sytë te tregu vendas, duke mos iu besuar shumë lojtarëve të huaj të paprovuar në vendin tonë. Fakt është se gjatë shtatë sezonever të epokës "Demi", të kuqtë kanë bërë "boom" vetëm me Khaleb Ekuban.

Përforcimet në shumë reparte nuk do vijnë pa dhimbje, ndërsa të shumta do të jenë edhe largimet e atyre që nuk kanë dhënë atë që pritej. Rikthimi i ishëve, politika për lojtarët vendas dhe një ekip pa të huaj që nuk e njohin terrenin, si dhe klima brenda grupit, shihen nga drejtuesit si zgjidhje për konkurrencë sezonin e ardhshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga