Trajneri i Partizanit Skënder Gega shfaqi kritika për paraqitjen e repartit sulmues në takimin e sotëm me Kamzën, ndaj të cilëve të kuqtë fituan, por pa bindur në lojë. Për “Supersport”, Gega theksoi se reparti sulmues duhet të përmirësohet më tepër, por mbetet i kënaqur vetëm me 3-pikëshin e marrë.
“Duhet ta vlerësosh kundërshtarin. Ndoshta ndikoi fusha, era. Patëm probleme sepse Telushi po mbahet me antibiotikë. Nuk është në gjendjen optimale. Ishte dhe mungesa e Trashit.
Loja me dy sulmues nuk funksionoi? Nuk mund të them që Hebaj është i duhuri. Nuk arritëm të vertikalizonim. Bardhi është natyrë tjetër. Hebaj nuk është aq i shpejtë. Por do të provojmë vazhdimisht gjëra të ndryshme në stërvitje.
Është e vërtetë që nuk i zgjidhim shpejt dhe lehtë. Është kampionat i fortë. Rëndësi ka të përmirësohen të gjithë si Hebaj, Asani, Mensah, Bardhi. Loja në sulm nuk më pëlqeu në pjesën e parë. Gjithësesi jam i kënaqur me tre pikët.
Telushi ishte ndërrim i detyruar. Donte të vazhdonte. Nuk është në gjendjen optimale. Është pjesë e rëndësishme e ekipit mes mbrojtjes dhe sulmit. Sulmuesit e krahut duhet të ndihmonin më tepër. Ndeshjet do të vijnë të vështirësohen.
Bardhi jep maksimumin e energjisë. Asnjë gjë nuk është perfekte. Rëndësi ka të arrijmë qëllimin.
Trashi vendosi në të qindtën e sekondës. 7 minuti i shtesës të vë në presion. Trashi lufton me zemër mefanellën. Asani është i ri. Po rritet dhe njerëzit gabojnë dhe mësojnë. Por ne kemi për detyrë t’i qetësojmë ata.
Kartoni? Nuk e pashë të them të drejtën. Më thanë se kolegët. Nga 18 veta mund të lëndohen dhe të ndëshkohen. Po mundohemi të shmangim këto gjëra që Asani të mos dëmtojë as veten, as ekipin”, përfundoi Gega.