Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani mendon për Lushnjen, tre futbollistë i prishin planet Starovës

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani mendon për Lushnjen, tre futbollistë i prishin planet

Partizani do presë ditën e enjte Lushnjen në shtëpi për të luajtur takimin e javës së 22-të të kampionatit. Të kuqtë janë lënë pushim një ditë pas ndeshjes me Skënderbeun dhe sot pritet të zbresin në  fushë për të përgatitur ndeshjen e radhës.

Ndonëse grupit aktual të lojtarëve iu bashkohet Culum, mungesa të rëndësishme për të besuarit e Sulejman Starovës do jenë të shumta. Bruno Telushi sapo ka kryer një ndërhyrje në menisk në gju. Çani dhe Fejzullahu ende nuk janë gati.

Këto mungesa duket se do përbëjnë problem për trajnerin Sulejman Starova pasi do ketë një mungesë të rëndësishme në mesfushë, si dhe Çanin i cili është kthyer në telenovelë për kryeqytetasit të cilët e prisnin të ishte gati të fund të janarit, ndërkohë që po vjen muaji mars dhe ende asnjë shpresë, shto këtu dhe Fejzullahun.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga